Një incident i pakëndshëm ka ndodhur në përballjen e sotme mes Anderlehtit dhe Fenerbahçes. Ndeshja e vlefshme për Ligën e Europës është ndërprerë për afërsisht 15 minuta. Shkak është bërë përplasja fizike mes dy tifozerive.
Tifozët vendas kanë sulmuar ata të Fenerbahçes, duke krijuar një situatë të shëmtuar në fushën e lojës. Forcat e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë për të qetësuar situatën, ndërsa arbitri vendosi të tërhiqte ekipet në dhomat e zhveshjes deri në krijimin e kushteve të përshtatshme për të vazhduar ndeshjen.