Sport

VIDEO/ Shqipërisë nuk i mjafton dëshira e mirë, Kejn i pagabueshëm vulos fitoren e Anglisë “perfekte”

Shqipëria e ka mbyllur me një humbje 2-0 në shtëpi përballë Anglisë ecurinë e saj në kualifikueset e Botërorit 2026. Skuadra kuqezi, është mposhtur pas një ndeshje të luajtur me guxim si rrallëherë më parë përballë “tre luanëve”, ku në fund diferencën e bëri cilësia e Herri Kejn.

Ishte pikërisht sulmues kryesor i Anglisë ai i cili shënoi dy herë në pjesën e dytë brenda 8 minutash, duke vulosur fatin e sfidës, me Anglinë e cila mbylli në mënyrë perfekte edicionin e saj me 8 fitore në po aq ndeshje, pa pësuar asnjë gol.

Ndërsa për Shqipërinë mbetet kualifikimi në play-off, ku tashmë pret të mësojë kundërshtarët e radhës.

SHQIPËRI-ANGLI 0-2
74′, 82′ Kejn

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Anglisë.

90’+4’ Provon edhe Rashford me një gjuajtje të fortë me të djathtën, topi shkon jashtë. (VIDEO)

90’+4’ Kejn nga e majta hyn në zonë dhe gjuan, sfera devijohet jashtë. (VIDEO)

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

89’ Broja i pafat dëmtohet teksa po bënte një driblim, detyrohet të lërë fushën e lojës.

84’ Roxhers merr vendin e Bellingam te Anglia ndërsa Pajaziti aktivizohet në vend të Laçit te Shqipëria.

82’ Përsëri Herri Kejn! Këtë radhë është një harkim i Rashford nga e majta që gjen sulmuesin në shtyllën e dytë, ku ai nuk gabon duke gjuajtur me kokë e mposhtur Strakoshën. (VIDEO)

81’ Në ekzekutimin e goditjes së dënimit, topi harkohet te Gjimshiti i cili gjuan me kokë por në mënyrë krejt të gabuar nga një pozicion i favorshëm. (VIDEO)

80’ Bellingam ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt Brojën. (VIDEO)

75’ Bouen dhe Uarton lënë fushën e lojës te Anglia duke i bërë vend Anderson dhe Rashford. Ndërkohë, Broja merr vendin e Bajramit te Shqipëria.

74’ Pakujdesia e parë kushton një gol! Pas një goditje këndi, Aliji devijon topin në zonë duke e kthyer në asist për Kejn i cili nuk gabon para Strakoshës. (VIDEO)

68’ Kuqezinjtë protestojnë për një ndërhyje të Henderson ndaj Laçit, gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

67’ Aksion i shkëlqyer individual i Hoxhës nga e majta, driblon dy lojtarë dhe kroson në zonë me sferën që shkon te Bajrami. Gjuajtja e këtij të fundit është për t’u harruar. (VIDEO)

65’ Aksion me shumë pasime i anglezëve, topi shkon në të djathtën të Saka i cili gjuan por gjen Strakoshën në pozicion. (VIDEO)

62’ Rajs dhe Eze i lënë vendin Saka dhe Foden në radhët e Anglisë.

60’ Pas zhvillimit të një goditje dënimi, Bërn ul topin për Bellingam i cili gjuan por kalon sferën pak mbi traversë. (VIDEO)

57’ Bellingam jep një pasim në të majtën për Eze, gjuajtja e këtij të fundit devijohet në këndore nga Strakosha. (VIDEO)

51’ Zbritje e shkëlqyer e Bajramit nga e djathta, pasimi i tij gjen Hoxhën në anën tjetër me anësorin i cili gabon përballë portës duke gjuajtur në duart e portierit kundërshtar. (VIDEO)

48’ Hoxha merr topin mirë në të majtën, gjen hapësirë në qendër dhe gjuan, por gjen përgjigjen e portierit Henderson i cili çon sferën në këndore. (VIDEO)

47’ Një pasim nga e djathta gjen Laçin në zonë në shtyllën e parë, devijimi i tij i lehtë nuk shqetëson portierin Henderson. (VIDEO)

46’ Nuk ka ndryshime te skuadrat, nis pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45′ Jepet 1 minutë shtesë.

40’-42’ Një aksion i Hoxhës sjell një goditje këndi e më pas kuqezinjtë mbajnë Anglinë për disa minuta në zonën e vet duke u munduar të gjejnë një hapësirë për të gjuajtur.

39’ Uorton është lojtari i parë i ndëshkuar me të verdhë pas një faulli ndaj Asllanit.

38’ Në ekzekutimin e një goditje nga këndi, Kuensah gjuan me kokë, duke gjetur Strakoshën në pozicion. (VIDEO)

36’ Zbritje e shpejtë në anën tjetër, ku Bouen nga e djathta vë në provë reflekset e Strakoshës. (VIDEO)

35’ Një pasim nga e majta e sulmit kuqezi kalon në zonën angleze pa u devijuar nga futbollistët e Shqipërisë.

35’ Kuqezinjtë fitojnë disa herë radhazi topin në mesfushë, por nuk gjejnë pasimin e duhur për t’u shfaqur rrezikshëm para portës kundërshtare.

29’ Zbritje e rrezikshme e kuqezinjve që tentojnë të thumbojnë para portës, aksioni i Uzunit bëhet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje.

28’ Anglezët provojnë të rrezikojnë me anë të një goditje dënimi, në fund është Strakosha ai i cili kontrollon sferën.

25’ Hysaj nuk mund të vazhdojë dot më për shkak të probleme fizike, vendin e tij në fushë e merr Ivan Balliu. (VIDEO)

18’ Hysaj del në sulm dhe lëshon një gjuajtje të befasishme që shkon jo shumë lart mbi traversë. (VIDEO)

17’ Rajs është ai i cili tenton përsëri me një gjuajtje fluturimthi në zonë, por çon sferën lart mbi traversë. (VIDEO)

15’ Ramadani ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Kejn.

13’ Një goditje këndi e Anglisë harkohet rrezikshëm në zonë ku Laçi fiton faull pas një ndërhyrje të Stouns. (VIDEO)

7’ Kejn jep një top në qendër për Rajs, mbrojtja dhe Strakosha kuptojnë gjithçka dhe ndalojnë sulmin e anglezëve. (VIDEO)

5’ Hoxha del mirë në të majtën, harkimi i tij devijohet në këndore nga Stouns.

4’ Pas një harkimi nga e djathta, topi shkon te Rajs në zonë ku mesfushori e ul dhe gjuan menjëherë, por gjen përgjigjen e Strakoshës. (VIDEO)

1’ Anglezët e nisin menjëherë në sulm duke fituar një goditje këndi falë Eze në krahun e majtë.

1’ Nis dueli në “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Aliji, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Hoxha, Uzuni.
Trajner: Silvinjo

ANGLIA: Henderson, Kuansah, Bërn, Stouns, O’Rajlli, Uarton, Rajs, Bouen, Bellingam, Eze, Kejn.
Trajner: Tomas Tuhel

sdffsdfsdsdfdsdfsfds