Armando Broja është aktivizuar në fushën e lojës në ndeshjen mes Everton dhe Peterborough në FA Cup. Kjo sfidë është momentalisht 1-0 në favor të “bluve” nga Liverpool, teksa Broja ishte në stol.
Ndërsa në minutën e 68-të të sfidës, ylli i Kombëtares shqiptare u hodh në fushën e lojës. Ai mori vendin e autorit të golit të vetëm të kësaj sfide, Beto. Një zëvendësim kokë më kokë mes dy “pykave”.
Kujtojmë që Broja vjen pas një dëmtimi të pësuar në ndeshjen e fundit në Premier League. 23 vjeçari shqiptar pësoi një dëmtim në sfidën kundër Bournemouth.