Juristja Brizida Gjikondi ka folur lidhur me vizitën e ish-kryeministrit Sali Berisha në Bruksel. Teksa e ka cilësuar si një vizitë të dështuar, Gjikondi tha se qëndrimet e Berishës dhe deklaratat e tij kundër zhvillimeve që ka bërë Shqipëria janë të turpshme.
“Sa për vizitën e zotit Berisha në Bruksel ajo ishte një vizitë e dështuar. E turpshme dhe mendoj që ne duhet të merremi me mëkatin e tij dhe jo personin që mban mëkatin. Sepse ai e ka kryer rrugën e tij. Ai pati një vizitë të dështuar. Sepse në sallë nuk ishin ata që ai shprehur se do e prisnin. Salla ishte bosh… këtë zakonin e Berishës që shkojnë jashtë dhe shajnë vendin e tyre është diçka e turpshme. Edhe shprehja që ka thënë për zonjën Kallas për Shqipërinë, tregon për huqet e tij që diçka që është në të mirë të Shqipërisë e sheh si diçka që është për të sulmuar Ramën”, tha Gjikondi.
Ajo ka komentuar edhe takimet e fundit të Gazment Bardhit në Patos. Juristja u shpreh se Bardhi është vendosur nga ish-kryeministri Berisha si një “kamikaz” për ta përdorur.
“PD nuk ka pasur një bastion të saj. Gazment Bardhi nuk di ku është sepse para një viti ishte kundër Berishës, Flamur Nokës dhe tani ka dalë në krah të tyre. Jam e bindur që edhe injorimi që i kanë bërë në Patos tregon të vërtetën dhe 11 maji do jetë dita ku ky injorim që i është bërë rrugëve të qytetit do e lexojë edhe te vota. Berisha e ka vënë Bardhin si kamikaz dhe se sepse i ka besën. Bardhi mbahet si njeriu “mistrec” dhe e ka vënë si krahun e tij të egër dhe nuk besoj se Fieri do t’i sjellë rezultat”, u shpreh Gjikondi për “Abc News”.