Sport

Vllaznia planifikon ndryshime në “Loro Boriçi”, shkodranët nderojnë katër legjendat e tyre

Vllaznia ka drejtuar shkresën zyrtare në Bashkinë e Shkodrës, për të ndryshuar emërtimin e tribunave VIP, A, B dhe D në  “Loro Boriçi”.

Klubi kërkon t’i japë emrin e legjendave Ramazan Rragami, Paulin Ndoja, Medin Zhega dhe Sabah Bizi.

Njoftimi i Vllaznisë:

“Sot Klubi i Futbollit Vllaznia i është drejtuar me një shkresë zyrtare Këshillit Bashkiak Shkodër me një kërkesë për emërtimin e katër tribunave të stadiumit “Loro Boriçi” me emrat e katër figurave të mëdha të futbollit shkodran e shqiptar e konkretisht Ramazan Rragamit, Paulin Ndojës, Medin Zhegës dhe Sabah Bizit.

Një kërkesë kjo si vlerësim për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë prej tyre për klubin tonë dhe futbollin shqiptar në tërësi.

bandicam 2025-01-21 18-50-12-078 bandicam 2025-01-21 18-50-24-182