Kronikë

Vra*ja e biznesmenit, dyshohet për dy autorë, Llabani: U dha mesazhi që banda nuk fal

Gazetarja Anduena Llabani e ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania ka folur lidhur me vrasjen mbrëmjen e së dielës në Elbasan të biznesmenit, Mondi Mëhalla.

Llabani u shpreh se atentatet e tilla tregojnë se autorët janë të fortë dhe që e kryejnë vrasjen në mes të qytetit.

Sipas saj, ngjarja jep një mesazh të qartë dhe se autorët janë duke treguar se ata nuk tolerojnë. Ajo theksoi se deri tani dyshohet për dy autorë ndërsa sesa është numri i grupit të përfshirë për përgatitjen e ekzekutimit ende nuk dihet.

“Me dy plumba në kokë është qëlluar pikërisht sapo ka rënë nata në mes të qytetit. Në qoftë se krimi më përpara kishte me pak dëshmitarë sot mesazhet që jepen janë shumë të mëdha tregon se janë shumë herë më të fuqishëm. Kanë aq shumë makina në dispozicion dhe mund ti djegim mjafton të kryejnë ekzekutimet që duan.

Arsyeja se përse është zgjedhur Elbasani është një mesazh i hapur se ne nuk falim dhe nuk tolerojmë. Po përdoret si të jetë më një regji edhe këto ngjarje kanë të njëjtën dinamikë. Flitet për dy autorë deri tani. Sasa është grupi që ka punuar për përgatitjen  e një atentati të tillë nuk dihet. Atentatet të tilla kërkojnë kohë, vëzhgojnë viktimën prej muajsh e dinë intenerarin ku qëndron ku ha dhe ku pi deri në momentin që e kanë kapur duke dalë nga biznesi”, tha ajo.