Rajon

Vrasja e Liridona Ademajt, gjykata jep vendimin për bashkëshortin dhe 2 të dyshuarit

Gjykata e Prishtinës vendosi të zgjasë me dy muaj masën e paraburgimit për Naim Murselin, Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt në nëntor të vitit 2023.

“Ju informoj se të pandehurve N.M, G.P dhe K.K iu është vazhduar masa e paraburgimit për dy muaj me Aktvendimin e datës 23.08.2024, e cila masë do t’iu llogaritet nga data 26.08.2024 deri me datë 25.10.2024, nën kushtet ligjore të parapara në KPPK”, shkruhet në njoftimin e gjykatës.

Liridona Murseli, u vra në moshën 30-vjeçare, më 29 nëntor të vitit të kaluar, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e kishte raportuar rastin si grabitje me pasojë vrasjen, por më pas hetimet zbuluan se ishte bashkëshorti i saj Naim Murseli ai që kishte pajtuar një vrasës me pagesë të cilit i kishte dhënë 30 mijë euro.