Aktualitet

Vrasja e Vajdin Lamajt, SPAK shpëton nga akuza Lul Berishën

Plarent Dervishi dhe Lul Berisha zhvishen nga akuza e vrasjes së Vajdin Lames. Dëshmia e Luftar Reçit i cili gëzon dhe statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ka çuar prokurorët në ndryshim kursi për akuzat, duke i mbetur ‘fanatik’ deklarimeve të bëra nga i pandehuri i penduar.

Fabula për vrasjen e ish-presidentit të Federatës së Mundjes, ka nxjerrë një shtetas maqedonas, si personi që siguroi minën me të cilën u krye ekzekutimi i Lamajt me një telefon.

Sipas dëshmisë së Reçit, ditën kur ky person ka qenë në Tiranë, Lul Berisha nuk ka qenë në Shqipëri, duke përjashtuar kështu bashkëpunimin apo pjesëmarrjen në vrasje, bën të ditur MCNTV.

Seanca për njoftimin me akuzën ka përfunduar pak minuta më parë. Ndërkohë, Lul Berisha vijon të mbetet në kërkim.