Kronikë

VRAU me thikë SHQIPTARIN pas se*sit në makinë, lirohet adoleshenti italian!

Autori i dyshuar i vrasjes së shqiptarit Bledar Dedja, i cili u godit për vdekje me thikë më 21 janar 2024 në një zonë pyjore në Via Dei Carpini, Pieve del Grappa, Itali, është lënë i lirë nga autoritetet gjyqësore italiane.

Gjykata për të mitur në Venecia ka pranuar kërkesën e avokates së të miturit 17-vjeçar, për ta ndjekur trajtimin e tij përmes një kure psikologjike në komunitet, duke shmangur kështu qëndrimin në paraburgim.

Sipas hetimeve, adoleshenti dhe Dedja ishin takuar për herë të parë një vit më parë në ambientet e punës së viktimës, ku dyshohet se ky i fundit i kishte ofruar para në këmbim të marrëdhënieve intime.

Më 21 janar, kamerat e sigurisë kanë filmuar të dy personat në Paderno del Grappa, përpara se të udhëtonin me një Mercedes B-Class në drejtim të zonës pyjore ku ndodhi krimi. Më pas, adoleshenti dyshohet se e ka qëlluar me thikë Dedjën, për t’u larguar më vonë në këmbë.

Ai është regjistruar nga një tjetër kamerë sigurie teksa i bënte autostop një makine, që më pas është sekuestruar nga policia si pjesë e hetimit. Më vonë, 17-vjeçari është paraqitur në një spital për të marrë ndihmë mjekësore për plagë në dorë, që dyshohet t’i ketë marrë gjatë përleshjes me viktimën.

Ngjarja ka shkaktuar indinjatë të thellë në komunitetin shqiptar dhe më gjerë, sidomos pas vendimit për lirimin e të miturit, ndërkohë që hetimet për ngjarjen vazhdojnë.