Sport

Xabi Alonso i jep “shuplakë” Real Madridit për postin e trajnerit, spanjolli merr vendimin e papritur

Kaosi vazhdon në Real Madrid, me Carlo Ancelottin që është gjithnjë e më largë nga “Galaktikët”. Emri në krye të listës është Xabi Alonso , por tani për tani trajneri dëshiron të qëndrojë i fokusuar te fundi i kampionatit në Bundesligë:

“Nuk e di. Nuk ka asgjë për të vendosur për momentin, më duhet vetëm të analizoj se si do të përgatitemi për ndeshjen e rëndësishme në St. Pauli. Në lidhje me Realin, kjo nuk është një çështje thelbësore për momentin. Nuk dua të flas shumë për spekulimet apo thashethemet për.

Nuk e kam bërë kurrë këtë me ekipin apo lojtarët. Unë e kuptoj futbollin, e di se çfarë ndodh, por s’dua të flas për këto tema”, e mbylli Alonso. Xabit kontrata me Bayer Leverkusen i skadon në vernë e vitit 2026.