Xhamia e Ballies në Elbasan, e përzgjedhur fillimisht si një nga pesë objektet më të bukura të kultit në botë, ka triumfuar në finalen e çmimit prestigjioz “Ndërtesa e Vitit 2025” nga ArchDaily, duke u shpallur fituesja kryesore.
Ky vlerësim e vendos Elbasanin dhe Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të arkitekturës fetare, duke e konfirmuar si një nga monumentet më të rëndësishme kulturore dhe historike në botë. Xhamia e Ballies u vlerësua për arkitekturën e saj unike, e cila ndërthur elemente tradicionale osmane me një qasje bashkëkohore, duke krijuar një harmoni të rrallë mes historisë dhe modernitetit.
Fitorja në këtë garë ndërkombëtare është një sukses i madh jo vetëm për qytetin e Elbasanit, por edhe për të gjithë Shqipërinë. Ky çmim prestigjioz e bën Xhaminë e Ballies një destinacion të rëndësishëm për studiuesit, arkitektët dhe turistët nga e gjithë bota, duke dëshmuar vlerën e trashëgimisë kulturore shqiptare në nivel global.