Sport

Xherdan Shaqiri flet për supersfidën Inter – Bayern: Gjermanët në presion, por kanë cilësitë për të përmbysur

Xherdan Shaqiri ka folur në prag të supersfidës Inter – Bayern Munich e vlefshme për çerekfinalen e kthimit të Champions League. Ish-i i dy ekipeve thotë se pavarësisht humbjes 1-2 të bavarezëve në ndeshjen e parë, përmbysja është mëse e mundur, duke ditur cilësitë që ekipi gjerman ka.

“Në futboll gjithçka është e mundur dhe Bayern absolutisht ka cilësinë për të përmbysur humbjen 1-2. Unë pres një ndeshje të vështirë. Ndeshjet në “San Siro” të tejmbushur me tifozë nuk janë aspak të lehta për asnjë kundërshtar. Inter është më i qetë, ndërsa Bayerni nën presion, por gjithçka është e hapur dhe pritet të jetë emocionuese”, ishin fjalët e Shaqirit.

Kujtojmë se sfida e kthimit mes Interit dhe Bayernit do të luhet këtë të mërkurë. Superdueli që do të zhvillohet në stadiumin “San Siro” të Milanos, do të nisë në orën 21:00, ku pritet spektakël.