Rrjeti ka gumëzhirë së fundmi nga lajmi se këngëtarja e njohur Kanita Suma nga Shkupi prej kohësh është në një romancë me djalin e ish-çiftit, Ilir Meta e Monika Kryemadhi, Besarin.
Gjatë bisedave të zhvilluara në premieren e filmit “Me Fat”, Kryemadhi zbuloi se djali i saj Besari është në një romancë, por pa dhënë detaje të tjera.
Burime për Prive kanë bërë me dije se bëhet fjalë për këngëtaren e njohur nga Shkupi, Kanita Suma.
Sakaq raportohet se dyshja, Besari dhe Kanita janë në një romamcë të shëndetshme prej kohësh.
Ndërsa mësohet se kjo e fundit ka një marrëdhënëe të ngrohtë me familjen e partnerit. Një hulumtim i shpejtë në rrjet tregon se Monika Kryemadhi dhe Kanita Suma ndiqen në rrjet, duke treguar kështu një marrëdhënie të ngrohtë mes tyre.
Mirëpo nga ana e palëve deri më tani nuk ka patur akoma një reagim mbi këto raportime. Pritet që me kalimin e kohës të zbulohet nëse romanca mes Kanitës dhe Besarit është reale apo thjesht aludim.
