Politikë

Zegjine Çaushi dhe Klevis Balliu blejnë kuponin për pasaportë me lekët e shqiptarëve, 10 deputetët që nuk nxjerrin nga xhepi 75 euro, të tjerëve u paguhet qiraja në Tiranë (EMRAT)

Zegjine Çaushi dhe Klevis Balliu blejnë kuponin për pasaportë me lekët e shqiptarëve, 10 deputetët që nuk nxjerrin nga xhepi 75 euro, të tjerëve u paguhet qiraja në Tiranë (EMRAT)

Në total, 10 deputetë të rinj kanë aplikuar për pasaportë diplomatike, ndërsa kuponi prej 75 euro për secilin është mbuluar nga fondet e Kuvendit dhe jo nga të ardhurat personale të deputetëve, edhe pse pagat e tyre mujore variojnë nga 3 000 deri në 3 500 euro.

Rimbursimi i pasaportave diplomatike:

Ani Dyrmishi

Arjan Ndoja

Enno Bozdo

Erjo Mile

Kiduina Zaka

Klevis Balliu

Marjana Koçeku

Skënder Pashaj

Zegjine Çaushi

Zija Ismailaj

Por pasaportat diplomatike nuk janë i vetmi shpenzim! Të dhënat zyrtare nga Kuvendi i Shqipërisë tregojnë se 13 deputetë kanë përfituar gjithashtu kompensim për pagesën e qirasë, e cila mbulohet nga fondet publike.

Mes përfituesve spikasin kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nënkryetari demokrat Agron Gjekmarkaj, si deputetja socialiste Zegjine Çaushi, deputeti i PS në Devoll, Genti Lakollari.

Pagesat e qirasë:

Antoneta Dhima (PS) – 350 euro

Fadil Nasufi (PS) – 350 euro

Agron Gjekmarkaj (PD) – 350 euro

Hatixhe Konomi (PS) – 350 euro

Bledi Çomo (PS) – 116 euro

Erjo Mile (PS) – 350 euro

Erjona Ismaili (PS) – 290 euro

Genti Lakollari (PS) – 300 euro

Ledina Alolli (PD) – 210 euro

Ramion Kurti (PS) – 338 euro

Zegjine Çaushi (PS) – 361 euro

Niko Peleshi (PS) – 350 euro

Gerta Bardeli (PD) – 350 euro