Zegjine Çaushi, kandidatja e Rilindjes në zgjedhjet e 11 Majit u referua në Prokurorinë e Fierit për disa vepra penale. Por Gjineja është nga ato gocat e forta të Roskovecit, e kjo jo pa arsye kur kërcënon haptazi Gaz Bardhin e pambrojtur.
Në një audiopërgjim të vitit 2023, Gjineja me post kryeinspektore e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Roskovec kërcënon një qytetar që t’i shërbente eprorës së saj, kryetares së Baahkisë Majlinda Bufit, ndryshe do të përfundonte në burg.
Në një pjesë të regjistrimit, ajo dëgjohet duke thënë: “… dëgjoje atë ore se nuk del keq, se i thonë 5 milionë lekë minimalisht gjoba, dhe vete bën nja dy vjet burg, akoma nuk kupton ti tani, për Zotin ti do vesh në burg ore…”
Zegjineja kallëzoi penalisht edhe banorët e fshatit Kurjan pasi tentuan të rregullonin me çakull një rrugë të lënë në harresë e kjo me shpenzimet e tyre pasi bashkia i kishte bërë daljen. Ajo tha se kisjte bërë kallëzim në polici sepse donte të dinte nëse atyre ua kishte rregulluar rrugën banor i thjeshtë apo një person me interesa politike, kur kjo ishte punë e bashkisë për ta kryer.