Në seancën plenare të së enjtes, në javën që lamë pas, deputetja e Fierit, Zegjine Çaushi, bëri një gafë të dukshme gjatë prezantimit të rritjes së pagës minimale. Ajo deklaroi se nga 1 janari, paga minimale do të rritet për 3 mijë e 700 mijë e 8 gjit e 5 punonjës, të cilët do të marrin shumën e premtuar prej 500 eurosh.
“Nga 1 janari te dashur qytetar, do të rritet paga minimale për 3 mijë e 700 mijë e 8 gjit e 5 punonjës të cilët do të marrin shumën e premtuar prej 500 eurosh”, dëgjohet të thotë Çaushi.
Në realitet, numri i punonjësve që përfitojnë është 307.850, që lexohet treqind e shtatë mijë e tetëqind e pesëdhjetë, një diferencë që tregon qartë mungesën e artikulimit dhe saktësisë në interpretimin e shifrave. Ky gabim nxjerr në pah mungesën e saktësisë në shifra dhe njohuritë e dobëta të saj për çështje bazike ekonomike.
Niveli i përgatitjes së Zegjine Çaushit lë për të dëshiruar në çdo seancë plenare ku vihet re mungesa e artikulimit të duhur. Në tërësi, shumë deputetë socialistë nuk artikulohen mirë, duke treguar një nivel të dobët të njohurisë dhe përgatitjes, ndonëse përfaqësojnë një komunitet të tërë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Deputetja socialiste e Fierit, Zegjine Çaushi është një shembull i dukshëm i mungesës së përgatitjes dhe njohurive të dobëta për detyrën parlamentare, që reflektohet në artikulim të paqartë dhe interpretim të gabuar të shifrave dhe të dhënave zyrtare.