Oltijon Kërnaja nuk është shkarkuar nga Partizani. Trajneri i “demave” e konfirmoi këtë pas ndeshjes së humbur me Vllazninë në Shkodër. Kërnaja tregoi se gëzon mbështetjen e të gjithëve dhe do të vazhdojnë përpara.
Si e ndjen veten Kërnaja në krye të Partizanit? Ka mbështetjen e presidencës dhe stafit? “Shumë mirë. Jam shumë mirë, ndihem shumë mirë. Kam mbështetjen e presidencës, gjithë stafit, drejtorit, çunave.
Po marrim maksimumin, mos të harrojmë që po mundohemi të bëjmë maksimumin. Ndoshta ndonjëherë fati do të na kthehet edhe neve, si e kemi pasur kundër, mund të na kthehet ndeshjen tjetër pozitive. Vazhdojmë përpara”, u shpreh trajneri në praninë e mediave.
Partizani me Kërnajën në krye numëron katër humbje në pesë javët e fundit të Superiores. Sfida e radhës për të kuqtë është ndaj Elbasanit, pikërisht te stadiumi “Arena e Demave”.