Politikë

Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Murrizi shpërthen në akuza ndaj deputetëve të PD: Palaço që hedhin firma me urdhër të kryetarit

Ish-deputeti i PD-së, Myslym Murrizi, nuk i ka kursyer kritikat e ashpra për Partinë Demokratike, sa i përket zgjedhjes se Avokatit të Popullit, duke e quajtur një lojë të pistë.

Murrizi theksoi se deputetët duhet të kenë pak integritet në vendimet që marrin dhe të mos ecin vetëm sipas urdhërit të kryetarit, apo interesave personale.

Në dijeninë time janë disa deputetë që kanë firmosur për Endrit Shabanin. Për mua s’ka rëndësi numri, por kjo është tallje e institucioneve. Unë e quaj lojë të pistë që nga 2017. Nuk e di çfarë e ka shtyrë PD-në të japë firmë për Endrit Shabanin. Mund të jetë shumë më i kulluar nga të gjithë ata që kanë qenë më parë, por PD-ja nuk e ka detyrim të mbështesë ata që ishin kundra tyre.

Në stofin real, PD-ja ka ikur si Kulla e Pizës. Po si vunë hu, atëherë do këputet shumë shpejtë majtas, ka ikur maja. Unë kam qenë aty dhe ai që ka pak integritet njerëzor, nuk është ushtar… kemi qenë bashkë aty, na kanë thënë për të firmosur dhe s’e kemi bërë. Unë e grisa letrën. Duhet të kemi pak integritet.

Merre atë integritetin tënd, fute diku bashkë me atë letrën që të kanë dhënë. Të bëfsha… deputetë palaço. Me firmë kryetari janë ushtarë. Ai që vete me votat e qytetarëve janë tjetër”, tha ndër të tjera Murrizi.