Politikë

Zhgënjim për punonjësit e administratës: E-Albania u bllokua ditën e fundit të aplikimit për kredi të butë

“Dua të ndaj me ju një shqetësim të madh…” – kështu e nis mesazhin e tij një punonjës i administratës, i cili si shumë të tjerë, ka mbetur i zhgënjyer nga procesi i aplikimit për kredinë e butë të premtuar nga qeveria.

Rreth një muaj më parë, u publikua lajmi se Qeveria do të ofronte 500 kredi të buta me interes zero për punonjësit e administratës publike që synojnë blerjen e një banese. Afati i aplikimit ishte përcaktuar nga 12 mars deri më 10 prill, dhe shumë aplikantë zgjodhën të aplikonin në ditët e fundit për shkak të vonesave të dokumentacionit, sidomos nga platforma e-Albania.

Por, sipas qytetarëve, në ditën e fundit të aplikimit, sistemi nuk funksiononte, dhe u shfaq një njoftim befasues: “Afati i aplikimit ka përfunduar.”

U premtuan mbështejte dhe strehim, por u përballën me murin digjital të e-Albanias. Si mun t’i përjashtojnë pa asnjë lajmërim ndërkohë që afati ishte ende i vlefshëm deri në fund të ditës së somte?

Ndërkohë, shumë prej të prekurve kërkojnë shtyrje të afatit të aplikimit dhe transparencë për mënyrën se si do të përzgjidhen përfituesit.

Denoncimi i plotë:

“Përshëndetje JOQ! Dua te ndaj me ju 1 shqetesim te madh… Para 1 muaji doli lajmi se Qeveria do jepte 500 kredi te buta (me zero interes ) per administraten e saj per blerjen e nje banese. Edhe aplikimi ishte nga data 12 mars deri me date 10 prill … Dmth sot eshte data perfundimtare e aplikimit. Shume punonjes te administrates e kishin lene per te aplikuar sot sepse iu jane vonuar dokumentat e ndryshme nga e-albania (per arsye te nxjerrjes se listes SE votuesve ) … Edhe ne momentin qe tentojne te aplikojne iu del njoftimi qe afati per aplikim ka mbaruar