Zjarr i fuqishëm te Pazari i Ri, shkrumbohet banesa 2-katëshe
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një banesë në zemër të kryeqytetit pasditen e sotme, duke shkaktuar panik në zonën e “Pazarit të Ri” në Tiranë. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë kërkuar ndërhyrjen urgjente të disa automjeteve zjarrfikëse.
Sipas burimeve paraprake, banesa i përket shtetases Nermin Stërmasi. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale në banesë janë të konsiderueshme dhe mund të jenë të pakthyeshme.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Ekspertët zjarrfikës dhe autoritetet policore kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë shkak të qëllimshëm apo neglizhencë teknike që çoi në shpërthimin e flakëve.