Kronikë

Zjarr në Orikum/ Dyshohet i qëllimshëm, era favorizon përhapjen e flakëve

Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e qafës së Luadhit në Orikum, pranë bazës së Pashalimanit. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, duke djegur shkurre e pemë.

Ndërkohë zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.