Bylisi pas largimit të sotëm të Muçollarit, ka zyrtarizuar pak çaste më parë afrimin më të ri. Prezantohet në Ballsh Aleksandros Baçi, i datëlindjes 2004.
Futbollisti ka mbërritur në Mallakastër nga vendi fqinj, Greqia. Talenti ishte pjesë e klubi helen të Asteras Tripoli, skaudër që laun në Sueprligën greke. Pak kohë më parë madje, kjo skuadër zyrtarizoi si teknik legjendën e Francës dhe Realit. Claude Makelele. Dikur Asterasi, ish-klubi i Baçit militonte në Europa League pasi zinte pozicionet e paar të elitës greke.
20 vjeçari mbërrin në “Adush Muça” si një prespektivë e sezonit për të kuqtë. Aleksandros do të veshë fanellën me numrin 11, një numër që trtegon klasin që pritet nga ai. Sulmueis ka firmosur për 3 vite e gjysëm me ballshiotët.