Mançester Siti prezanton afrimin e dytë në skuadër. Bëhet fjalë për mbrojtësin Vitor Reis nga Palmeiras.
“Mançester Siti është i lumtur të njoftojë nënshkrimin e Vitor Reis nga Palmeiras. Mbrojtësi qendror brazilian, 19 vjeç dhe një ndërkombëtar i të rinjve, transferohet në ‘Etihad Stadium” me një kontratë katërvjeçare e gjysmë, e cila do ta mbajë atë te Siti deri në verën e vitit 2029″, shkruhet në njoftimin e klubit.
Ai bëri debutimin e tij me ekipin e parë të Palmeiras në qershor 2024 dhe vazhdoi të bëhej një pjesë kyçe e ekipit, i cili përfundoi i dyti në kampionatin brazilian të Serisë A me ekipin e tij të preferuar, duke përfshirë 18 ndeshje në ligë dhe dy në Copa Libertadores.
