Alen Sherri duhet të dyfishojë forcat, pasi Cagliari ka prezantuar portierin e ri të ekipit. Elia Caprile është gardiani i transferuar nga Napoli te Cagliari, me italianin që vjen tek këta të fundit në formë huazimi.
Caprile është shkëmbyer me Simone Scuffet, i cili do të jetë nën urdhrat e Contes. Scuffet do të jetë numri dy për Napolin, pasi vendin e titullarit e ka blinduar prej kohësh Alex Meret.
Megjithatë, problemi qëndron tek Alen Sherri. Portieri shqiptar do ta ketë edhe më të vështirë vendin e titullarit te Cagliari. Por forma dhe klasi i tij pritet që të jenë një element kyç për të bindur trajnerin për fanellën e titullarit.