Butrinti nuk ndalet në merkato. Sarandiotët zyrtarizojnë një tjetër afrim dhe ai është Arlind Beshiri.
20 vjeçari vjen në Kategorinë e Dytë pas eksperiencës në Kosovë. Beshiri ishte pjesë e klubit shqiptar të Podujevës, por u josh që karrierën ta vazhdojë në Sarandë.
Talenti është zyrtarizuar nga Butrinti në rrjetet sociale të klubit. Klubi bregdetart shprehet i kënaqur për afrimin e ri dhe beson në potencialin e madh të Arlindit.