Sport

ZYRTARE/ Bylis “plas bombën” e merkatos së janarit, transferon mesfushorin e kombëtares së njohur afrikane

Bylis ka bërë një goditje të bujshme në këtë merkato të janarit. Klubi ballshiot ka prezantuar ditën e sotme mesfushorin senegalez, Ousmane Marouf Kane. Ky i fundit ka luajtur gjithashtu 9 ndeshje me kombëtaren e Senegalit.

Vlen të përmendet që në vitin 2023, mesfushori ishte pjesë e kombëtares së tij në fitoren e Kupës së Afrikës. Ndërsa në rang klubesh, së fundmi Osumane Kane ishte pjesë e Tranmere Rovers në Angli, por ka luajtur edhe në vendlindje me AS Douanes.

Njoftimi i klubit të Bylisit:

FK BYLIS me kënaqësi zyrtarizon afrimin e lojtarit të Kombëtares së Senegalit, Ousmane Marouf Kane, i datëlindjes 23 korrik 2001, 23-vjecar.
Kane, i cili luan si mesfushor, para mbrojtjes dhe vjen në skuadrën tonë pas eksperiencave me skuadrat elitare të shtetit të tij, AS Douanes Dakar, si dhe në Europë ku ka qenë pjesë e Tranmere Rowers, në Angli.
Kane pritet që të jetë një tjetër vlerë e shtuar në gjirin e skuadrës sonë.