Sport

ZYRTARE/ Dëmtime të shumta në ekip, Chelsea bën RIKTHIMIN e bujshëm

Trevoh Chalobah është rikthyer te Chelsea. Klubi londinez vendosi që të aktivizonte opsionin e rikthimit të qendërmbrojtësit, i cili ishte i huazuar te Crystal Palace.

Ishin pikërisht dëmtimet shumta ato që detyruan “Blutë e Londrës” që të rikthenin në ekip Chalobah. 25 vjeçari nuk ishte në planet e klubit “Blu” në korrikun e shkuar, por tashmë situata ka ndryshuar.

Chalobah vjen si një ndihmë shtesë për Chelsean dhe Enzo Marsecën, që është në hall të madh me dëmtimet e mbrojtësve. Pritet të shihet si do të shkojë aventura e “re” e 25 vjeçarit në Londër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Crystal Palace Football Club (@cpfc)