Transferimi i Toni Domgjonit te Dinamo ka dështuar. Mesfushori 27-vjeçar ka firmosur me nënkampionët e Kosovës, pikërisht Ballkanin.
Njoftimi i Ballkanit:
“FC Ballkani ka kënaqësinë të prezantojë Toni Domgjonin, një nga transferimet më të mëdha për ekipin tonë kohëve të fundit. Një lojtar me përvojë dhe cilësi të dëshmuara në futbollin evropian, që vjen për t’i dhënë më shumë forcë dhe stabilitet skuadrës.
Domgjoni është formuar në futbollin zviceran dhe ka kaluar nëpër klube të rëndësishme si FC Zürich, ku ka fituar titull kampioni. Ka luajtur edhe në ekipin hollandez Vitesse, ndërsa ka zhvilluar katër ndeshje edhe me përfaqësuesen e Kosovës, duke arritur të shënoj një gol.
Ky transferim konfirmon ambiciet e FC Ballkanit për suksese të reja dhe ngritje të vazhdueshme në arenën vendore dhe ndërkombëtare. Mirë se erdhe në familjen portokalli e zi, Toni”.