Sport

ZYRTARE/ Elbasani prezanton sulmuesin që e bleu mijëra euro

Samuel Nongoh është zyrtarisht lojtar i Elbasanit. Verdheblutë e kanë prezantuar sot sulmuesin, akordin me të cilin “Panorama Sport” e zbuloi rreth një muaj më parë.

Sipas “transfermarkt” në arkën e Veres Rivne janë derdhur 50 mijë euro. Elbasani i ka besuar tregut afrikan në merkaton e dimrit, për të synuar titullin e parë kampion në historinë e klubit. Më parë u prezantua edhe Insa Boje, një mesfushor që debutoi me dy gola në kampionat.

“Mirë se erdhe në skuadër, Samuel Nongoh”, shkruan Elbasani në videon e publikuar. 21-vjeçari aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit dhe numëron paraqitje me moshat e Kamerunit. Është i gjatë 1.7 metër dhe ka luajtur po ashtu në Turqi dhe Kroaci.

Tashmë vëmendja kalon e gjitha te ndeshja me Vllazninë në “Loro Boriçi”. Një takim që merr jetë të dielën prej orës 19:30.