Serge Tabekou është futbollisti më i ri i Tiranës. 28-vjeçari ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Nea Salamis në Qipro, për të nisur një të re në Superioren e Shqipërisë.
Sulmuesi i krahut të majtë ka karrierë të pasur, kryesisht në Belgjikë, por jo vetëm. Kamerunasi është aktivizuar për ekipe të njohura si Gent, Union SG apo edhe Manisa në Turqi.
Njoftimi i klubit të Tiranës:
Zyrtare: Serge Tabekou bashkohet me Tiranën! Klubi i Futbollit Tirana njoftoj afrimin e sulmuesit kamerunas Serge Tabekou, i cili ka firmosur me bardheblutë për sezonin e ri! Me eksperiencë në kampionate të ndryshme evropiane dhe një profil të shpejtë, teknik e të rrezikshëm në zonë, Tabekou pritet të jetë një armë shtesë në repartin ofensiv të Tiranës.