Jon Mersinaj është futbollisti më i ri i Osijek. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Lokomotivës e Zagrebit, për t’u transferuar tek ekipi tjetër kroat.
Mersinaj ka firmosur me Osijek një kontratë 2.5 vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Ndërkohë që për shërbimet e 26-vjeçarit, klubi kroat ka shpenzuar 200 mijë euro.
Kujtojmë se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare e ka nisur karrierën tek Tirana, për të kaluar më pas tek Shkëndija e Tiranës. Më tej, Mersinaj është aktivizuar vetëm me Lokomitvën e Zagreb, nga ekipet e moshave te ai A.