Sport

ZYRTARE/ Kontratë 4-vjeçare, Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares U-21

Besar Guxhufin është futbollisti më i ri i Partizanit. Sulmuesi i Kombëtares U-21 është prezantuar ditën e sotme nga “Demat”.

Palët kanë firmosur mes tyre një kontratë 4-vjeçare, me Guxhun që do të mbajë veshur fanellën e kryeqytetasve deri në vitin 2029. Klubi i uron sa më shumë suksese në vazhdim.

“Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Besar Guxhufin. Sulmuesi 20 vjeçar është përforcimi i radhës i të kuqve përgjatë merkatos së janarit. Guxhufi një prej talenteve të ekipit tonë përfaqësues U-21, ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029. Sulmuesi mbërrin te Partizani pas eksperiencave pozitive te skuadra e 19 vjeçarëve të Beshiktash dhe FC Shkupit.

#MirësevjennëfamiljeneKuqeBesarGuxhufi

#PërjetMeTyPartizan”, ka shkruar klubi. Guxhufi është zëvendësuesi kryesorë i Arinaldo Rrapaj, madje ka marrë edhe numrin 99-të, numër që mbahej nga ish-lojtari i kuq.