Sport

ZYRTARE/ Kukësi i ‘rrëmben’ talentin Ilir Dajës, verilindorët prezantojnë mesfushorin 20-vjeçar

Tashmë gjithçka është zyrtare, Irgen Hasanaj është futbollisti më i ri i Kukësit. Mesfushori ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Dinamon në Superiore, për të nisur një të re në Kategorinë e Parë.

Mesfushori 20 vjeçar vazhdon kështu karrierën e tij profesioniste me Kukësin. Me klubin verilindor, Hasanaj ka firmosur një kontratë 3.5 vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028.

Sapo ka firmosur kontratën e tij me klubin e ri, Hasanaj më pas është bashkuar me ekipin për stërvitje. Kujtojmë se te Dinamo, 20 vjeçari këtë sezon nuk ka luajtur dot as edhe një minutë.

Njoftimi i Kukësit:

ZYRTARE/ Kukësi i ‘rrëmben’ talentin Ilir Dajës,