Kyle Walker është zyrtarisht lojtar i Milanit. Ish-kapiteni i Manchester City-t do të vishet kuqezi në këtë pjesë të mbetur të sezonit. Mbrojtësi i djathtë është transferuar në formë huazimi me të drejtë blerjeje. Walker-i është shprehur mjaft i lumtur për këtë kapitull të ri në karrierën e tij, pasi siç ka deklaruar ai, e ka ndjekur këtë klub që në fëmijërinë e tij.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar që kam firmosur për Milanin. Një klub me një histori kaq të pasur, të cilin e kam ndjekur që kur kam qenë një fëmijë. Është një nder të jem pjesë e tij dhe me zor po pres të vesh fanellën kuqezi dhe të filloj. Po pres me padurim të nis këtë kapitull të ri në karrierën time dhe të filloj këtë udhëtim me familjen time në Itali”, është shprehur Kyle Walker-i.