Sport

ZYRTARE/ Largohet nga Torino pas 5 sezonesh, Vojvoda transferohet tek italianët “pasanikë”

Pak orë përpara mbylljes së merkatos së janarit, Mërgim Vojvoda është larguar nga Torino përfundimisht. Gjithsesi mbrojtësi shqiptar do të vazhdojë karrierën në Serie A.

Como do të jetë skuadra e ardhshme e 30-vjeëarit të përfaqësueses së Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur vetë skuadra që drejtohet nga Fabregas përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare.

Shuma që mbushi arkat e Torinos nga transferimi i lojtarit është 1.5 milionë euro. Kontrata që ka firmosur Vojvoda do ta mbajë të lidhur me Comon deri në qershorin e vitit 2028.