Kombëtarja e Indonezisë shkarkoi trajnerin dhe duket se ky ka qenë një plan i mirëmenduar. Në stolin e kombit me praninë e popullsisë myslimane më të madhe në botë do të ulet një legjendë si Kluivert.
Patrick Kluivert shquhet për atë çfarë ka dhënë në fushën e lojës me klube si Milan, Ajax apo Barcelona. Tashëm holandezi merr përsipër një skuadër që nuk ka reputacion në sportin e futbollit po që falë investimeve kombëtare synon kapjen e Botërorit të ardhshëm.
Ish-sulmuesi që na linte pa fjalë me golat e tij vjen nga Adana Demirspor si eksperienca e fundit në krye të një skuadre. Ish-i i tulipanëve nuk është vetëm në këtë mision në shtetin dikur koloni të Holandës.
Van Gaal shoqëron futbollistin që e ka patur nën urdhrat e tij për shumë kohë. Emri i madh i trainingut botëror është drejtori më i ri sportiv i federatës së vendit aziatik.