Sport

ZYRTARE/ Leipzig blindon mbrojtjen, vjen firma me 26 vjeçarin gjerman

Ridle Baku është futbollisti më i ri i RB Leipzig. Mbrojtësi gjerman ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Wolfsburg, për të kaluar të ekipi tjetër gjerman, Leipzig.

26 vjeçari gjerman luan në rolin e mbrojtësit të djathtë, duke blinduar kështu atë repart të klubit në pronësi të Red Bull. Ndërkohë që këta të fundit kanë paguar 4.5 milionë euro për shërbimet e tij.

Në krahun tjetër vetë Baku ka firmosur një kontratë 2.5 vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Përveç Wolfburg, mbrojtësi gjerman ka luajtur edhe me Mainz, nga ku ka dalë si lojtar.