Alfonso Dejvis ka firmosur kontratën e re me Bajern Mynih deri në vitin 2030. Mbrojtësi ka lënë thatë Realin, që priste ta afronte gjatë verës.
24-vjeçari është pjesë e Bajernit prej vitit 2019. Dejvis konsiderohet pikë kyçe në krah, ndërsa bavarezët e kanë blinduar.
Rreth 14 milionë euro pagoi Bajerni për transferimin e tij nga Amerika. Dejvis e ka shpërblyer besimin e klubit, që vazhdon të punojë me zgjuarësi.