Sport

ZYRTARE/ Mançester Siti nuk kursehet, paguan 40 milionë euro për talentin e Uzbekistanit

Abdukodir Kuzanov është zyrtarisht lojtar i Mançester Sitit. Gjigantët e Premier Ligë kanë paguar plot 40 milionë euro për të fituar shërbimet e mbrojtësit nga Lens.

Talenti ka firmosur kontratën e vlefshme deri në verën e vitit 2029. Kështu Siti afron një lojtar për qendrën e mbrojtjes.

Siti vazhdon të mos kursehet në merkato. gjërat nuk po shkojnë në kampionat ashtu siç pritej, ndërsa kampionët e Anglisë kanë ndërhyrë për të plotësuar dëshira e Guardiolës.