Sport

ZYRTARE/ Më pak se 2 muaj nga kualifikueset e Kupës së Botës, një francez ulet në stolin e Belgjikës

Belgjika më në fund ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Në krye të belgëve është ulur Rudi Garcia, me francezin që merr kështu “frenat” e kësaj skuadre.

60-vjeçari është zyrtarizuar nga Federata, teksa do të zëvendësojë Domenico Tedescos, i cili u largua pak javë më parë pas rezultateve zhgënjyese në Nations League. Ish-timonieri i Napolit do të drejtojë Belgjikën në kualifikueset e Kupës së Botës.

Eksperienca e tij disa vjeçare do të ndihmojë belgët të arrijnë drejt rezultateve pozitive. Synimi kryesorë është që të shkojnë sa më larg në Kupën e Botës.