Sport

ZYRTARE/ Nga Izraeli në Superiore, Tirana prezanton ish-in e rivalëve të qytetit

Tirana zyrtarizon afrimin e lojtarit të radhës. Erisildo Smaçi është përforcimi i skuadrës kryeqytetase i njoftuar prej vetë klubit.

Futbollisti i talentuar është prezantuar sot nga drejtori Ibrahimi i bardhebluve. Tirana e ka shpërndarë njoftimin në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Smaçi vjen nga aventura izraelite ku jo pak herë ra në sy për aftësitë e tij në driblime dhe krijimin e lojës së bukur. I ardhuri nga vendi në luftë ka eksperiencë në Superiore pasi ka mbrojtur ngjyrat e Laçit dhe Dinamos.

Për lezhjanin ky është ekipi i dytë i kryeqytetit, pasi Tirana arriti marrëveshje me Bnei Yehuda Tel Aviv, skuadra izraelite që mbante kartonin e shqiptarit.