Juri Merlim është huazuar për disa muaj te Puso Alegre në Serinë D të Brazilit, që është ndryshe edhe kategoria e katërt. Kartoni i tij i përket North EC, që po ashtu luan në Brazil.
Merlim spikaste me Skënderbeun. Pasi ndërpreu kontratën në verën e kaluar, qëndroi për disa muaj pa ekip. Tashmë po provon një eksperiencë të dytë brenda vitit 2026.
Mesfushori ka kaluar edhe dy aventura të tjera në Shqipëri përveç Skënderbeut. E niste te Turbina, për të luajtur më pas te Flamurtari. Në elitën e futbollit shqiptar luante vetëm me Skënderbeun.
