ZYRTARE/ Prezantimi te PSG-ja, Kvaraskhelia shfaqet në krah të menaxherit shqiptar
Ylli gjeorgjian Kviça Kvarsakhelia u prezantua ditën e sotme në radhët e gjigantëve të PSG-së ku firmosi kontratën deri në vitin 2029, ku do të përfitojë 9 milionë euro në vit + 2 milionë bonuse, me opsion rinovimi edhe për vitin 2030.
75 milionë euro shpenzoi PSG-ja për ta transferuar Kvarën nga radhët e Napolit, ndërkohë pjesë e grupit menaxherial që u mor me transferimin e gjeorgjianit, ishte edhe menaxheri i njohur shqiptar, Shkumbin Qormemeti, i cili ka pozuar në krah të futbollistit gjatë nënshkrimit të kontratës.
