Napoli dhe Kaljari zyrtarisht kanë shkëmbyer portierët. Kështu Skufet do të mbrojë portën e Napolit në vazhdim, ndërsa Elia Kaprile do të jetë në dispozicion të Kaljarit.
Kaprile do të jetë rivali i ri i Alen Sherrit për portën. 23-vjeçari nga Italia huazohet te Kaljari deri në fund të sezonit me të drejtë blerje.
Kjo nuk është hera e parë që Napoli preferon huazimin për të. Nga Bari u ble për 7 milionë euro në verën e vitit 2023. Më pas erdhi huazimi te Empoli dhe tani te Kaljari.