Sport

ZYRTARE/ Surprizon ish-mesfushori i Partizanit, Herolind Shala rikthehet për të firmosur te…

Herolind Shala është lojtari më i ri i Feronikelit. Mesfushori ka surprizuar me vendimin për t’u rikthyer sërish në futbollin e luajtur, pasi më parë “transfermarkt” raportonte tërheqjen e tij.

Shala do të kontribuojë në Ligën e Parë të Kosovës, që është kategoria e dytë për nga rëndësia. Feronikeli aktualisht mban vendin e katërt në renditje, vetëm dy pikë larg vendit të parë.

Për të do të jetë eksperienca e parë në Kosovë. Herën e fundit ishte pjesë e Partizani ku qëndroi nga prilli i vitit kaluar deri në korrik. Periudhë ku luajti dy ndeshje si zëvendësues.