Sport

Zyrtare, Tirana shkarkon trajnerin Vangjel Mile

Klubi i Tiranës ka bërë publik vendimin për të shkarkuar Vangjel Milen nga drejtimi i bardhebluve. Ai nuk do të jetë më në drejtimin e ekipit të parë të bardhebluve, edhe pse kishte marrë këtë detyrë vetëm gjatë verës dhe ishte në pankinë në dy javët e para.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Vangjel Mile është ndërprerë në mënyrë konsensuale, pas një takimi me anëtarin e bordit drejtues, Grent Halili. Pas diskutimeve mes palëve, u arrit në përfundimin se kjo ishte zgjidhja më e mirë për arsye strategjike dhe në funksion të objektivave të klubit.

KF Tirana falënderon Vangjel Milen për kontributin dhe korrektësinë e treguar gjatë kësaj periudhe”, shkruhej në njoftimin në rrjetet sociale të klubit të Tiranës, që bëri të ditur kësisoj vendimin më të fundit në radhët e bardhebluve.