ZYRTARE/ Të frikshëm para Partizanit, tre prezantime nga porta në sulm për rivalët e “demave”
Bylisi është treguar skuadra më aktive në ditën e fundit të merkatos së dimrit. Para sfidës me Partizanin, që do të luhet këtë të premte, klubi i Superiores ka zyrtarizuar tre afrime.
Fillimisht e nisi me portierin Robert Ozols. Më pas u prezantua Xheks Fokam për sulmin dhe së fundmi është Dime Dimov që shton forcat në mbrojtje.
31-vjeçari nga Maqedonia e Veriut ishte pa ekip, pasi e mbylli me Persebajan. Për mbrojtësin e qendrës do të jetë eksperienca e parë në Shqipëri.