Java e Kombëtares, nis SOT grumbullimi, kuqezinjtë të vendosur për të mbyllur “hesapet” në Ligën C

Java e Kombëtares, nis SOT grumbullimi, kuqezinjtë të vendosur për të mbyllur “hesapet” në Ligën C

Jemi në javën e Kombëtares! Pas shkëputjes së përkohshme nga Superiore që mbylli javën e 11-të të sajën, nga sot e në vazhdim, i gjithë fokusi do të jetë tek Shqipëria. Pikërisht kjo ditë shënon dhe grumbullimin e lojtarëve, të cilët do të kryejnë edhe stërvitjen e parë nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran.

Kuqezinjtë kanë përballë dy sfida tepër të rëndësishme, ku objektivi është një dhe i vetëm. Maksimumi i pikëve. Kreu i grupit kërkon një forcë të madhe për t’u mbajtur, ndaj dhe përballë Finlandës fillimisht, e më pas Bjellorusisë, nuk do tolerohet asnjë lëshim. Kështu së paku është krijuar kjo bindje, për ngjitjen në Ligën B dhe rritjen e kuotave për një kualifikimin në Europianin e 2028-tës.

Sonte pritet të zhvillohet edhe konferenca e parë për mediat me dy lojtarët, ndërsa në vazhdimësi do të ndiqet programi i përcaktuar që do të vihet në zbatim për këtë javë vendimtare. Besimi është i madh se në këto dy përballje do të arrihet qëllimi, ndaj edhe trajneri Maran pret ardhjen e 27 të përzgjedhurve për të nisur nga plani.

Related Articles