Përmes postimit në rrjetet sociale, klubi i Vllaznisë ka bërë të ditur se më datën 14 nëntor do të luajnë miqësoren me Besëlidhjen, ora 13: 30, e planifikuar në fushën stërvitore, “Reshit Rusi” të Shkodrës.
Për trajnerin e Besëlidhjes, Mirel Josa, do të jetë rikthim në këtë qytet, pasi i ka drejtuar kuqeblutë në 3 etapa, konkretisht në vitin 2007, sezoni 2010-2011 dhe 2022-2023, ku fitoi Kupën e Shqipërisë në 2022.
Josa ka marrë “timonin” e Besëlidhjes, ndërsa synon ta ngjis ekipin lezhjan në Superiore.

