Prania e Ernest Muçit në Kombëtare, mund të shihet si një plan strategjie për trajnerin Rolando Maran. Mesfushori me tiparet e avancuara është lojtari i momentit, nëse i referohemi formës që po gëzon aktualisht. 3 gola dhe 6 asiste në 10 ndeshje me Trabzonsporin janë shtysë që italiani t’i ofrojë lirshmërinë Muçit, njëjtë siç po bën trajneri i skuadrës turke, Thomas Reis.
Gazeta “Taka”, shkruan se Ernest Muçi po shkakton sensacion me Trabzonsporin, kjo edhe falë sistemit që aplikon Thomas Reis, pa lënë mënjanë rëndësinë e një ylli si Mohamed Salah që e ka ndihmuar shqiptarin të shfaq më të mirën nga vetja.
“Muçi po sjell buzëqeshje në fytyrat e tifozëve të Trabzonsporit. Bën diferencën si me topin në këmbë dhe kur luan pa top. Një nga heronjtë e heshtur të fitores së fundit 2-0 ndaj Alanyaspor. Ka fituar liri të madhe me Reis”, shkruhet në artikullin e medias turke.
Padyshim, këto zhvillime lartësojnë futbollistin pogradecar dhe i jep atij sinjalin e gjelbërt për të shpërthyer edhe me Kombëtaren. Dy ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë janë të një rëndësie të lartë, ndaj edhe Maran, pret shumë nga Muçi për të treguar të njëjtën gjë siç po bën me Trabzonsporin.

